Ten Hagu po thyen rekordet tek Mançester Junajtidi dhe në Premier

Holandezi është bërë trajneri me fillimin më të mirë të karrierës në “Old Traford”, edhe më mirë sesa Sër Aleks Fergusoni që nuk pati një nisje kaq idilike në 1986. Erik Ten Hagu është trajneri që arriti më shpejt 20 fitore tek Mançester Junajtidi gjatë gjithë historisë së klubit, dhe po ashtu ka ecuri më të mirë sesa Klopi dhe Guardiola në sezonin e tyre debutues në Angli. Një ndryshim i madh në krahasim me periudhën e Solskjerit dhe Rangnikut, ndërsa trajneri ka sjellë ndryshime në përbërje të ekipit dhe në mentalitet.

Sfidanti.al