Ksavi i falet Ter Shtegenit e Pedrit, do Superkupën, por ka kritika!

Barcelona u kualifikua më në fund për në finale, ndonëse i kushtoi “një botë”, siç është shprehja spanjolle që e përdor edhe një katalanas 24 karatësh si Ksavi. Trajneri i “blaugranëve” edhe ishte i gëzuar, edhe i shqetësuar pas suksesit ndaj Betisit, dhe në prag të El Klasikos së parë jashtë Spanjës. “Pjesa e parë ishte tërësisht e jona, por po na ndodh shpesh që nuk shënojmë golin e dytë dhe na barazojnë, – thotë ai, – ashtu si me Espanjolin, Atletikon, Intersitin. Problem është se nuk po piqemi sa duhet, nuk jemi agresivë sa duhet pa top. Ter Shtegeni bën diferencën, ai na kualifikoi. Pedrin na e do gjithë bota. Tani ndaj Realit duam të fitojmë Superkupën, trofeun e parë të sezonit, që do të na jepte më shumë besim dhe qetësi”.

Sfidanti.al