Nga dëmtimet tek i kuqi i Zhoao Feliksit, mallkimi i Çelsit!

Ky sezon ka qenë në sezonin e lëndimeve, dhe futbollistë shumë të mirë kanë mbetur jashtë ekipit të Bluve të Londrës. Ne shqiptarëve na shkon në mendje përnjëherë Armando Broja, por Çelsi ka një varg të gjatë me mungesa për shkak të dëmtimeve, të cilëve iu shtua edhe Kristian Pulishiç. Përveç tyre ka edhe formë të dobët të lojtarëve si Obamejang apo Kai Haverc, dhe mallkimi i sulmuesve plotësohet me përjashtimin me karton të kuq të Zhoao Feliksit. Një debutim për t’u harruar i portugezit që shpresoi t’i “ndriste ylli” në Londër, ndërsa nuk ia doli tek Atletiko e Madridit dhe as në Botëror. Deri tani paska qenë i gënjyer, ndërsa Çelsi e vuajti daljen e tij me të kuqe në 58’ pasi humbi në ndeshjen e radhës në Premier Ligë. Fulhami fitoi 2-1 derbin dhe arriti në gjysmëfinale.

Sfidanti.al