Katër vjet pas vdekjes së Emiliano Salës, Kardifi paguan këstin e parë të kartonit!

Ishte një çështje teknike që përfundoi gjyqeve sportive dhe administrative. Natyrisht, në kohën që ndodhi ngjarja pikërisht vdekja e ish-futbollistit Emiliano Sala, paratë dolën në plan të dytë. Gjithsesi, ndërsa ende familja mban zi për argjentinasin, Kardifi ka pranuar që të paguajë për kartonin. Sipas mediave angleze, klubi uellsian ka dhënë Nantës 7 milionë paundët që përbëjnë këstin e parë të një shume totale prej 15 milionë paundësh. Debati ligjor ishte nëse duhej paguar për kartonin e një lojtari, i cili nuk arriti të luante asnjë ndeshje për ekipin që e mori.

Sfidanti.al