Interi kualifikohet në Kupë ndaj Parmës, Asllani luan 120 minuta!

Nuk ishte aspak ndeshja më e mirë, dhe kuptohet nuk e shtoi besimin pas barazimit zhgënjyes në Serinë A në fushën e Monzës. Interi thuajse e pësoi ndaj Parmës në Kupën e Italisë edhe pse luante në “San Siro” dhe vetëm në fund arriti ta kthente humbjen në fitore. Përfundoi 2-1 për fituesit në fuqi të trofeut, veçse pas kohës shtesë, dhe me emilianët që ishin në epërsi deri në 88’. Stanko Juriç shënoi për Parmën dhe u desh një devijim në 88’ që Lautaro Martinez të barazonte. Aksioni nisi me topin e gjatë të Kristjan Asllanit për Xhekon në zonë dhe më pas argjentinasi shënoi. Asllani u aktivizua titullar dhe luajti të 120 minutat, një provë e mirë për të. Në kohën shtesë, Açerbi shënoi me kokë nga jashtë zone. Tifozët nuk u kënaqën, por trajneri Inzagi thotë se “shpejt do të na kthehen të dëmtuarit, dhe Lukaku do të jetë sërish në formë”.

Sfidanti.al