Ky gardian nuk është aspak “riosh”, sepse ka mbushur 24 vjeç. Quhet Vladan Kovaçeviç, ka nënshtetësinë boshnjake dhe sot luan për Rakovin e Çestohovës në elitën e futbollit të Polonisë (Ekstraklasa). Agjenti i tij, Franjo Vrankoviç, ka deklaruar publikisht se Kovaçeviçi mund të jetë njeriu i duhur për portën e Bajernit, për të zëvendësuar Manuel Nojerin e dëmtuar. “Vladani është portieri më i mirë në Europë i brezit më të ri”, – thotë Vrankoviçi. Kontrata e tij në Poloni përfundon në 2026 dhe “transfermarkti” ia vlerëson kartonin 5 milionë euro.
Sfidanti.al