Sebastian Haler bën debutimin për Dortmundin pasi kaloi kancerin!

Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë kaloi një telash të madh dhe shpresa e besimi është që t’ia ketë hedhur plotësisht. E besojmë këtë duke pasur parasysh edhe moshën e re, edhe forcën fizike, ndërsa nuk ishte gjë e lehtë që Sebastian Haler të kishte një tumor në testikuj. Gjithsesi, kjo periudhë tashmë është lënë pas dhe 28-vjeçari më në fund e bëri debutimin për Borusian e Dortmundit. Ai ishte në stol në miqësoren ndaj Fortunës së Dyseldorfit dhe hyri si zëvendësues. Haleri kishte kaluar tek Dortmundi që nga Ajaksi gjatë verës, por tumori e pengoi e tani klubi gjerman shpreson të ketë përfitim nga investimi prej rreth 35 milionë eurosh.

Sfidanti.al