Ter Shtegen-Oblak, takim në Madrid i dy portierëve më të mirë të La Ligës!

Gjermani ka shansin e jetës për të fituar trofeun “Zamora”, që i jepet atij që pëson më pak gola në një sezon të kampionatit spanjoll. Ter Shtegen do të ketë takim me kolegun Jan Oblak, në një duel emocionues që në të vërtetë do të jetë Atletiko-Barcelona. Ter Shtegeni ka pësuar vetëm 6 rrjeta këtë edicion në La Liga dhe është virtualisht një “Zamorë”. Nga ana tjetër, Oblak ka qenë portieri më i mirë i La Ligës në dekadën e fundit duke e fituar 5 herë këtë çmim, e duke qenë në shoqëri vetëm të legjendave Viktor Valdes dhe Antoni Ramajets. Pritet një duel i fortë sonte edhe përsa i përket portierëve.

Sfidanti.al