Ky arbitri Saki i paska shumë “qejf” skuadrat milaneze!

U desh të kalonin 12 muaj që të kthehej sërish në ndeshjet e nivelit të lartë. Arbitri Huan Luka Saki priti kaq shumë për të qenë në Serinë A, por duket se do t’i thotë “mirupafshim” sërish për disa kohë. Pasi ndau drejtësinë në Udineze-Empoli të mërkurën e kaluar, ai dha një provë negative në Monza-Inter duke anuluar pa të drejtë golin interist për 3-1. Shënoi Açerbi, ndërsa Saki vendosi vetë pa pritur VAR-in për një faull të supozuar të mbrojtësit zikaltër, Galiardini. Pamjet me ngadalësim treguan se dy lojtarët e Monzës penguan njëri-tjetrin, pra VAR-i do ta kishte dhënë golin të rregullt e Interi mund të kishte fituar ndeshjen. Një vit më parë, në 17 janar 2022, Saki i hoqi Milanit një gol në ndeshjen ndaj Specias, që mund t’i kishte dhënë fitoren, ndërsa pak sekonda më pas erdhi humbja. Arbitri nuk dha avantazhin në aksion e sipër kur shënoi Mesiasi, për një faull ndaj Rebiçit.

Sfidanti.al