Largimi i një legjende, Hugo Joris i jep fund me Francën!

Fitoi Kupën e Botës, doli nënkampion i rruzullit, fitoi Ligën e Kombeve, dhe arriti finalen e Kampionatit Europian 2016. Nuk mund të thuhet se Hugo Joris nuk ka qenë pranë kënaqësive të jetës, por tashmë ai ka vendosur që këto t’i shijojë vetëm në nivel të ekipeve të klubeve. Joris i thotë “lamtumirë” kombëtares së Francës në një moshë jo tepër të madhe për një portier, 36 vjeç, por duke ndjerë se ky ishte momenti. Me gjasë, gardiani i “gjelave” dëshironte që ta mbyllte me përfaqësuesen sa kohë ishte në nivele të larta, siç e tregoi fakti se arriti finalen e Kupës së Botës në Katar ku u mund nga Argjentina vetëm pas penalltive. Joris do ta vazhdojë karrierën me Totenhemin, me të cilin ka ende kontratë.

Sfidanti.al