Mançester Junajtidi i Ten Hagut nuk ka ndërmend të ndalet, fiton edhe në Kupë!

Evertoni i trajnerit Frenk Lampard ka tani 8 ndeshje pa sukses, dhe duket i dënuar. Nga ana tjetër, fati i keq i bluve liverpulas ishte që patën përballë Mançester Junajtidin, ndoshta skuadrën më në formë të Anglisë (me lejen e Arsenalit dhe Mançester Sitit). “Djajtë e kuq” të trajnerit Erik Ten Hag e kanë lënë pas turpërimin në derbi (3-6 me Sitin) dhe po shkojnë nga fitorja në fitore. Triumfi në Kupën e Anglisë ishte 3-1 dhe u arrit raundi i katërt. Antoni shënoi që në 4’, pastaj Konor Koudi barazoi në 14’, por ishte pikërisht ai që shkaktoi autogolin në 52’. Në minutën e 7-të shtesë, Markus Rashford shënoi me penallti golin e tretë.

Sfidanti.al