Ku do t’i gjejë FSHF-ja mbi 1 milionë eurot për Silvinjon?!

Pavarësisht karrierës jo aq të madhe, emrin nuk e ka të vogël. Silvinjo, një brazilian që ka qenë ndihmës tek Selesao, që ka drejtuar qoftë edhe për pak kohë ekipe si Lionin apo Korinthiansin, padyshim që ka pretendime të mëdha, dhe kështu ndodhi edhe në akordin me Federatën Shqiptare të Futbollit. Burime në këtë seli bëjnë me dijë se trajneri i ri kuqezi do të ketë një pagesë shumë më të lartë sesa Edi Reja, dhe se të gjithë teknikët e mëparshëm, përfshi edhe më të suksesshmin prej tyre, Xhani De Biazin.

Shifra e saktë nuk jepet, e natyrisht kurrë nuk ka pasur konfirmime zyrtare për këtë, veçse burimet flasin për një rrogë të paktën dyfishin e Rejës. Nëse italiani veteran arrinte në 15-20 000 euro në muaj, Silvinjo mund të arrijë në 30-40 000, dhe flitet vetëm për atë që merr ai vetë. Një kosto e kanë edhe ndihmësit e tij. Flitet se paketa 18-mujore mund të arrijë deri afër 1 milionë eurove, një shifër tepër e lartë për Federatën.

Jo vetëm kaq, por këto burime theksojnë se Silvinjo nuk ishte favorit për të drejtuar kombëtaren. Deri afër fundit të garës, pretendenti kryesor ishte Esteban Kambiaso, ish-ylli i Interit dhe i Argjentinës. Aq shumë kishte pasur kontakte me Kambiason saqë edhe lojtarët e kombëtares ishin të bindur se ai do të ulej në stol. Nuk dihet saktësisht se çfarë ndryshimi ndodhi me Dukën që zgjodhi Silvinjon, ndërsa presidenti mori këshilla teknike që të ndryshonte linjën italiane, për të zgjedhur një filozofi të re futbolli që mund t’i përshtatej më shumë kuqezinjve.

Sfidanti.al