Është vetëm 21 vjeç dhe mbetet me shpresë, dhe pse luan në kategorinë e tretë. Quhet Oriol Soldevija Puig, dhe ky sulmues me numrin 18 në shpinë pati mbrëmjen e jetës. Ish “nxënësi” i Akademisë së famshme të Barcelonës, “La Masia”, që nuk mundi të depërtonte në ekipin e pare, shkëlqeu pikërisht ndaj katalanasve duke shënuar 3 gola. Ekipi i kategorisë së tretë, me bazë në Alikante, ia mblodhi “8 me 2” Barçës së trajnerit Ksavi Hernandez, siç thuhet në këto raste. “Unë jam tifoz i Barcelonës që fëmijë. Është një ëndërr të luaj për ekipin e zemrës, por jam i lumtur që i shënova gol për skuadrën time. Do të isha shumë i kënaqur edhe me vetëm një gol, dhe nuk e besoja që shënova tre”.
“AS” e Madridit bën fjalë për “drithërima”, duke vlerësuar lart Intersitin, e duke dhënë lajmin se Disiplina në Spanjë la në fuqi pezullimin për Levandovskin. “El Mundo Deportivo” e Katalonjës theksoi se ishte Ansu Fati që shpëtoi situatën, dhe se Barça luajti me zjarrin. Ish-lojtari azulgrana, Soldevija shënoi 3-golëshin e jetës. “Sport” po e Barcelonës titullon se ndeshja ishte e çmendur, duke kritikuar ekipin e Ksavit e duke lavdëruar Oriol Soldevijën.
Sfidanti.al