Donovan Miçell në shoqërinë e legjendave, 71 pikë ndaj Çikagos!

Më i njohuri ndër këta heronj ka qenë dhe mbetet i paharruari Uilt Çembërlen. Gjigandi i viteve 60-të e 70-të, ka rekordin e pikëve në një ndeshje të NBA-së (100), ndërsa 6 herë ka shënuar 70 pikë e më shumë, nga 12 që janë arritur gjithsej në historinë e basketbollit amerikan. Në këtë “shoqëri legjendash” u bashkua ylli i Klivlendit, Donovan Miçëll, pasi shënoi 71 pikë ndaj Çikagos. Ndeshja ishte me kohë shtesë dhe përfundoi 145-134 për Kavaliersat. Miçëll u bë i pari lojtar në NBA që shënon të paktën 70 pikë që nga Devin Bukeri në 2017, dhe basketbollisti me më shumë pikë në një ndeshje që nga 81 pikët e Kobi Brajantit në janar 2006.

Sfidanti.al