Pas 15 javësh kampionat, katalanasit kanë 38 pikë duke arritur 12 fitore, dy barazime dhe një humbje, ndërsa është në të njëjtën kuotë pikësh me Realin e Ançelotit. Gjithsesi, ekipi i Ksavi Hernandezit është një fitore prapa atij të dikurshëm të Pep Guardiolës, të sezonit 2010-2011. Po ashtu, katalanasit sot kanë shënuar më pak gola sesa atëherë, 34 ndaj 46, por kanë pësuar më pak, vetëm 4 në krahasim me 8. Gjithsesi, rekordin e Barcelonës në La Ligë pas 15 javëve e ka ekipi i të ndjerit Tito Vilanova me 43 pikë, 14 fitore dhe një barazim, dhe atë vit u arrit rekordi i pikëve, 100!
Sfidanti.al