Futbolli mbetet pa “Mbret”, shuhet legjenda braziliane Pele!

Ishte diçka që pritej, dhe e dinte familja, mjekët e spitalit “Ajnshtajn” në Sao Paulo, si dhe publiku i futbollit dhe jashtë tij në të gjithë botën. Legjenda Pele e kishte dhënë lamtumirën e tij prej së gjalli, ndërsa sëmundja përparoi për të mos i dhënë mundësi për t’u kthyer pas, dhe ja ku ndodhi. Më në fund, në moshën 82-vjeçare, sporti i topkëmbës, më popullori në botë, mbeti pa “Mbretin” e tij. i tillë quhej Pele, gjigandi i Brazilit, tri herë kampioni i botës, dhe i cilësuar futbollisti më i mirë i historisë, të paktën derisa u krahasua me të Maradona dhe tani Mesi. Një lamtumirë e qetë, e paqme, me një zi dinjitozë e fisnike, për një tjetër kalimtar të përkohshëm që u largua nga kjo botë. Pele ishte i sëmurë me kancer dhe u mjekua që vjet, ndërsa qendroi një muaj në spital. i paharruar për tre titujt botërorë me Brazilin, për talentin pa fund, për karrierën e gjatë dhe për mbi 1 000 golat që vlejnë po aq sa ata të sotmit, edhe pse atëherë luheshin më shumë miqësore dhe më pak ndeshje zyrtare, por që ishin po aq të forta sa sfidat e sotme në Champions. Sot bota thotë “lamtumirë Mbret”!

Sfidanti.al