Si do t’ia bëjë Bajerni për portën, Nybeli bën naze, Zomer bisedon me Gladbahun?!

Kur u dëmtua rëndë Manuel Nojeri, shqetësimi ishte i madh, por gjithsesi u mendua se në Mynih do ta gjejnë një zgjidhje për portën. Në fund të fundit, po flasim për Bajernin, por duket se edhe superfuqia bavareze nuk është kaq e plotfuqishme. Objektivat u diskutuan radhazi si Livakoviç, Martinez apo Bono, ndërsa më pas doli në skenë Ian Zomer i Borusias së Mynshengladbahut që ka përvojë Bundeslige dhe di gjermanisht. Lajmet janë që portieri zviceran po bisedon me Gladbahun për rinovim kontrate. Nga ana tjetër, Bajerni ka dhënë tek Monako, ish-zëvendësin e Nojerit, Aleksandër Nybelin, por bisedimet thuhet se kanë ngecur në “batak”.

Sfidanti.al