Juventusit i duhet “Po”-ja e Rabiosë dhe e Mekalisterit!

Të parin e ka në ekip dhe nga lojtar për t’u larguar, është kthyer në një pikë referimi. Adrien Rabio po tregon këtë vit për Juventusin e për Francën se është një nga mesfushorët më të mirë në botë në rolin e tij. Finalisti i Botërorit ka shkëlqyer edhe në Itali, në Serinë A, dhe trajneri Maks Alegri kërkon që ai të vazhdojë në Torino. Kontrata e Rabiosë përfundon në verë, veçse Alegri ka besim se mund ta bindë për të rinovuar. Ekipit të tij i duhen lojtarë me karakter të fortë. Një i tillë është edhe Aleksis Mekalister, mesfushori i ashpër i Argjentinës që doli kampion i botës bashkë me Mesin, Alvarezin, Martinezin dhe Di Marinë. Në moshën 24-vjeçare luan për Brajtonin në Premier Ligë, dhe Juventusi do të donte ta kishte të vetin.

Sfidanti.al