Liverpuli bën goditjen e parë të madhe, Gakpo vjen për 50 milionë euro

Në Britaninë e Madhe kanë dëshirë të flasin me paundë stërlina dhe pagesa për kartonin ishte 44 milionë të tilla. Kodi Gakpo, njëri nga zbulimet e Holandës në Kupën e Botës, do të luajë për Liverpulin në fazën e dytë të sezonit si dhe më tej, ndërsa do të kalojë shpejt vizitat mjekësore e do të nënshkruajë kontratën. Trajneri Jurgen Klop ia mori “në kthesë” Mançester Junajtidit, që pretendonte shërbimet e sulmuesit pasi edhe trajneri Ten Hag është holandez. PSV Ajndhoven do të fitojë 50 milionë euro nga ky transferim ndërsa të kuqtë do të forcojnë repartin ofensiv që është dobësuar me dëmtimet e Luis Diazit dhe Diogo Zhotasë.

Sfidanti.al