Ish-mesfushori i hekurt i Milanit dhe i Italisë, sot prej shumë vitesh trajner, e ndoqi kampionatin e zhvilluar në Katar me syrin e një specialisti të dyfishtë dhe mbeti i kënaqur. Jo vetëm për lojën e zhvilluar nga Argjentina, Franca, Kroacia apo Maroku, por edhe nga një lojtar që i kujtoi vetveten. “Më në fund pashë në Botëror një lojtar si umë, – tha “Ringio”, – kisha kohë që nuk e shihja një lojtar të tillë. Amrabatin! Më preku shumë sepse ngjante sikur të isha unë në moshën 27-vjeçare”. Një njeri që jeton për futbollin tregon se do ta kishte luajtur këtë lojë edhe sikur të kishte fituar 10 herë më pak para sesa ka fituar në të vërtetë.
Sfidanti.al