Tunika e Mesit paska vlerën 2 000 euro, por për të i ofrojnë 1 milionë!

E përditshmja “Marka” nxjerr çmimin e vërtetë të pelerinës së Emiri i Katarit i vendosi në supe kampionit të botës në ceremoninë e marrjes së trofeut. Sipas gazetës spanjolle, ajo tunikë kushton 2 071 euro, një vlerë e lartë, por gjithsesi jo e jashtëzakonshme duke parë që fanelat e Mesit me numrin 10 të Argjentinës kanë shkuar vetë në mbi 2 000 euro. Gjithsesi, për të, atij iu ofrua 50-fishi i vlerës pasi avokati Ahmed Albaruani i kërkoi “beshtin” kundrejt 1 milionë USD.

Sfidanti.al