Shakaja e Ten Hagut: Dhurata më e mirë për Krishtlindje? Një biletë për ndeshjen e Man. Junajtidit!

Për batutën duhet të vlerësohet, pasi të tilla ka pasur edhe Sër Aleks Fergusoni apo Bill Shenkli. Trajneri i Mançester Junajtidit, Erik Ten Hag, deklaroi se një njeri nuk mund të ëndërronte dhuratë më të mirë për Krishtlindje sesa një biletë për të parë ndeshjen e radhës së “djajve të kuq”. Këto fjalë, holandezi i tha për televizionin e klubit. “Një biletë për ndeshje do të ishte gjëja më e bukur, – tha ai, – dhe mendoj se këtu duhej përfshirë Mançester Junajtidi”. Ekipi i Ten Hagut luan në 27 dhjetor ndaj Notingem Forestit në Premier Ligë.

Sfidanti.al