Natyrisht, është ende shpejt, pasi jemi vetëm në një të tretën e sezonit, gjithsesi shenjat janë të tilla. Denver Nagetsat papritur janë në vendin e parë në renditjen e NBA-së në Konferencën e vështirë Perëndimore, dhe një emër është meritor mbi të gjithë, Nikola Jokiç. Basketbollisti nga Serbia është udhëheqësi i ekipit nga Kolorado dhe jo më kot ka notën më të lartë sezonale ndër të gjithë yjet e tjerë, 36.3, ndonëse nuk është ndër shënuesit më të mirë. Ai ka 24.7 pikë për ndeshje mesatarisht, por ka edhe 11 topa në tabela, 9.2 asistë, 1.5 vjedhje topi e 0.7 bllokime gjuajtjesh mesatarisht për ndeshje. Vizioni i tij në sulm dhe aftësia në mbrojtje ia shtojnë vlerën, dhe Jokiç është mbi Entoni Dejvisin (35.3), Zhoel Embijdin (34.6), Luka Donçiçin (33.8) dhe Kevin Durantin (32) pa harruar as Janis Adetokumbon (31.8).
Sfidanti.al