Interi vuan për rrogën e Shkriniarit, si do t’ia bëjë për Bastonin?!

Largime do të ketë, me gjasë Damfris apo ndonjë tjetër, por skuadra duhet të mbetet e fortë. Është periudhë e vështirë për klubet italiane që, përtej rreziqeve të gjyqeve mbi “plusvalencat” janë në pozita inferiore me ata të huaj kur vjen puna për aspektin financuar. Kjo kuptohet mirë tek Interi që i ofron Milan Shkriniarit rinovim me rrogë 6 milionë euro në sezon, dhe flitet për rritje të madhe në krahasim me 3.8 milionë euro në edicion që merr me kontratën e tanishme. Gjithsesi, kjo “sakrificë” duket e vogël kur mendon se Paris SG i jepte në verë 9 milionë euro në sezon. Mediat italiane shkruajnë se ka besim që Shkriniari do të mbetet në Milano, por si i bëhet me rinovimet e tjera si Xhekon, Darmianin e sidomos Bastonin?!

Sfidanti.al