Kristiano Ronaldo shpejt do të jetë yll e pastaj ambasador në Arabinë Saudite!

Kontrata po e pret dhe duket se gjithçka ka përfunduar. Nuk mungojnë paratë në Arabinë Saudite, sidomos kur vjen puna tek yjet e mëdhenj dhe Kristiano Ronaldo është i tillë. Portugezi është menduar gjatë për ofertën e ardhur nga vendi i madh aziatik, me vlerë 200 milionë euro në sezon për 2.5 vite sa kohë të jetë lojtar, dhe vlerë që do të rritet kur ai të kthehet në ambasador të futbollit saudit. Synimi i sheikëve është që Ronaldo t’i ndihmojë në nismën e madhe për të organizuar Kupën e Botës në 2030, së bashku me Egjiptin dhe Greqinë. Pritet që Kristiano të shkojë në Riad dhe të firmoë për Al Nasrin, për t’u bërë protagonist i madh të paktën si më i paguari në botë dhe si njeriu që do të jetë në qendër të vëmendjes, edhe pse nuk do të jetë në elitën e futbollit, në Champions dhe në Europë.

Sfidanti.al