Emeri si “mësues edukate” për Emiliano Martinezin tek Aston Vila!

Trajneri i “vilansëve” është i ndërgjegjshëm se numri 1 i skuadrës së tij është kthyer njëkohësisht edhe në një hero të vërtetë pas shkëlqimit në Kupën e Botës, por edhe në një njeri të urryer pas ofendimit që bëri në ceremoninë e marrjes së “Dorezës së Artë” në Katar, si dhe me festimin tallës ndaj Kilian Mbapesë (edhe pse francezi kishte folur i pari me nënvleftësim për futbollin argjentinas). Unai Emeri e pranon këtë situatë dhe thotë se do të bisedojë me Emiliano Martinezin. “Unë do të flas me të dhe do të përpiqem që ta mësoj që të kontrollojë më mirë emocionet e tij”, – ishin fjalët e teknikut spanjoll.

Sfidanti.al