Talljet me Infantinon: E lashë Nusretin të prekte kupën që të më jepte një biftek falas!

Rrjetet sociale janë pikërisht si “pazari” ku njerëzit takohen dhe bëjnë gallatë. Një “store” e tillë po bëhet në Tuiter sidomos nga tifozë të shumtë të futbollit të cilët kanë vënë në lojë presidentin e FIFA-s, Xhani Infantino, që lejoi  shefin e njohur të kuzhinës, Nusretin, që të zbriste në fushë në stadiumin “Lusail” e të merrte pjesë në ceremoninë e dorëzimit të trofeut të Kupës së Botës, Argjentinës. i mbiquajturi Solt Bej (Salt Bae), shkeli rregullat e vetë FIFA-s duke prekur kupën e duke bërë foto me lojtarët argjentinas, madje Mesi e tregoi hapur bezdisjen. “Do ta lë të prekë kupën e botës që të më japë një biftek falas”, shkruante për Infantinon një komedian në rrjetet sociale, por nuk ishte i vetmi.

Sfidanti.al