Luis Enrike hyn në garë për stolin e Brazilit, ka garë me Zidanin

U largua nga Spanja pa lavdi, edhe pse është një trajner shumë i vlerësuar. Luis Enrike, njeriu që fitoi Championsin me Barcelonën (dhe Mesin), po ashtu kampionatin spanjoll, tashmë është një i papunë pas dështimit me kombëtaren iberike në Kupën e Botës. Gjithsesi, tekniku asturian pritet që të mos mbetet gjatë në këto pozita dhe “Marka” njofton se ai ka hyrë në garë për të qenë në stolin e Brazilit. Tite dha dorëheqjen pas Botërorit, me një dështim po aq të madh sa Spanja, ndërsa Federata po kërkon pasardhësin. Një sfidë e madhe, por edhe një konkurrencë e madhe me Zidanin, Tuhelin apo Gajardon.

Sfidanti.al