Serzh Orie është një lojtar shumë i mirë, dhe një mentalitet shumë i vështirë. Një kombinim që e kemi parë edhe në disa futbollistë të tjerë, ndërsa mbrojtësi i Paris SG gjeti një mënyrë shumë origjinale për të treguar sesi i gjykon gjërat në momente të caktuara. Trajneri Unai Emeri i kërkoi të hynte si zëvendësues në minutën e 73-të në vend të Munierit që u duk se kishte dëmtim. Orie u vonua shumë dhe Emeri u detyrua të bënte një debat të nxehtë me të.
Kjo nuk ndryshoi gjë, pasi Oriesë iu deshën përfundimisht 8 minuta për t’u bërë gati që të hynte në fushë. Mbrojtësi 24-vjeçar ka histori të gjatë me problema të tilla, pasi në nëntorin e kaluar iu ndalua hyrja në Mbretërinë e Bashkuar, për takimin Arsenal-PSG, sepse ishte dënuar me 2 muaj burg për shkak të një sulmi ndaj një polici. Në shkurt të vitit të kaluar, Orie shkaktoi skandal duke sharë prapa krahëve trajnerin Blank, Ibrahimoviçin dhe lojtarët të tjerë, gjë për të cilën u dënua me 6 javë pezullim nga klubi. Gjithsesi, duket se nuk ka hequr dorë nga veprimet prej fëmije.
Sfidanti.al