Superylli nga Argjentina ka edhe një fakt tjetër statistikor që e bën të mendojë se mund ta fitojë Kupën e Botës. Ai po luan Botërorin e parë që pasi nënshkroi për Paris SG në 2021 dhe arriti në finalen ndaj Francës. Përpara tij, dy superyje të tjerë patën nënshkrimin me PSG-në dhe pastaj fitoren e Kupës së FIFA-s. Këta janë Ronaldinjo dhe Kilian Mbape. Braziliani u bashkua me klubin francez në 2001 dhe një vit më vonë, në 2002 fitoi Kupën e Botës në finalen ndaj Gjermanisë në Japoni. Mbape u bashkua me PSG-në në 2017 dhe saktësisht një vit më vonë fitoi Kupën e Botës në Rusi në 2018 me Francën. Edhe për Mesin ka kaluar një vit në Paris.
Sfidanti.al