Një njeri me shpirt të madh dhe që nuk dorëzohej kurrë. i tillë ishte njeriu që u shua në moshën e parakohëshme 53-vjeçare, dhe që e ka emrin Sinisha Mihajloviç. Trajneri që punoi së fundmi me Bolonjën, luftoi për 3 vjet me leuçeminë, por përfundimisht nuk ia doli të mbijetonte, ndonëse herën e parë u përmirësua. Qyteti i Bolonjës, klubi i futbollit, Seria A e gjithë Italia, por edhe vendi i tij i lindjes, Serbia, mbajnë zi për legjendën e paharruar. Bashkë me to, vendet e ish-Jugosllavisë, por edhe gjithë Europa. Shkëlqimin e nisi kur ishte fare i ri tek Vojvodina, për të kaluar në dimrin e viteve 1990-1991 tek Crvena Zvezda në moshën 21-vjeçare. Mihajloviç fitoi Championsin atë sezon si dhe Ligën Federale të Jugosllavisë dhe më pas luajti në Serinë A ku mori 2 tituj kampion me Lacion e Interin, 4 kupa, një Kupë UEFA dhe një Superkupë. Siç shkruajnë mediat, vdekja e tij shkaktoi një tërmet me emocione në Itali.
Sfidanti.al