Flitet jo për pak, por për rreth 300 000 euro. Kaq do të fitojë Hakim Zijeç nga turneu që po zhvillohet në Lindjen e Mesme, veçse vendimi i tij është që të mos mbajë asgjë për vete. Futbollisti i Marokut, që do të luajë të shtunën për vendin e tretë, ka vendosur të falë të gjitha të ardhurat e tij nga Kupa e Botës. Ylli i Çelsit dëshiron të bëjë bamirësi ndërsa financiarisht nuk doli keq nga Katari, përderisa ekipi i tij arriti në katër më të mirët. Nga ana tjetër, Zijeç ka bërë të lumtur tifozët e Çelsit duke paraqitur një version të shkëlqyer në Botëror, dhe shpresohet që këtë ta bëjë edhe për Blutë e Londrës, ndonëse për të interesohet edhe Milani.
Sfidanti.al