Dikur, në vitet 30-të të shekullit të kaluar, një shkrimtar tepër simpatik shqiptar si Nonda Bulka (Kri-Kri) shkruante për disa dallime mes popujve të Europës. “Kur një fshatar rrëzohet nga gomari, – komentonte ai, – italiani dhe francezi shkulen së qeshuri, ndërsa gjermani dhe anglezi vrenjten dhe pyesin veten se përse ai u rrëzua”. Histori të tilla ka plot, por ato na u kujtuan kur ndoqëm videon me “xhevahiret” e Silvio Berluskonit në Festën e Krishtlindjevë të ekipit të tij, Monzës. Miliarderi italian është pronar i klubit të Serisë A, dhe thoshte me mikrofon në dorë se “nëse lojtarët do të fitojnë ndaj Milanit apo Juventusit, unë do t’i shpërblej duke iu sjellë në dhomat e zhveshjes një autobus plot e ku..va”. Për një shprehje të tillë, ai do të ishte “qeruar” me sekonda nga posti nëse do të ishte ndodhur në Britaninë e Madhe apo SHBA, por në Itali, siç shkruante Nonda Bulka, për këto gjëra vetëm qeshin.
Sfidanti.al