Armando Broja e mbyll vërtet sezonin me Çelsin dhe kombëtaren!

Që kur lëshoi britmën në momentin fatkeq, u kuptua se diçka e keqe kishte ndodhur. Armando Broja u nxorr me barrelë nga fusha në ndeshjen e Çelsit me Aston Vilën në Abu Dabi, ndërsa sot pasdite mediat britanike shkruajnë se gjithçka ka marrë fund. Sulmuesi i kombëtares shqiptare e ka mbyllur sezonin, ashtu siç dyshohej, ndërsa kjo qenka konfirmuar nga vizitat mjekësore. Të përditshme të ndryshme si “Deili Meil” dhe “Ivning Standard (The Evening Standard) shkruajtën se Broja nuk do të luajë më për Blutë e Londrës këtë edicion, dhe se klubi i kryeqytetit do të duhet të gjejë një sulmues tjetër. Për momentin, i vetmi sulmues tipik është Obamejangu. Sulmuesi 21-vjeçar do të humbasë me siguri ndeshjen eliminatore të Europianit  ndaj Polonisë në mars, ndërsa mbetet në dyshim për ato të qershorit kundër Moldavisë dhe Ishujve Faroe.

Sfidanti.al