Futbollisti i Marokut thotë se kishte besim të plotë se skuadra e tij do të arrinte të eliminonte Spanjën dhe Portugalinë në Kupën e Botës. Afrikanët e veriut arritën në gjysmëfinale dhe në sfidën ndaj luzitanëve, El Nesiri, shënoi golin vendimtar dhe vendosi një rekord. Kërcimi i tij për të goditur me kokë në rastin e rrjetës ishte deri në 2.78 metra mbi nivelin e tokë, që do të thotë se koka e lojtarit doli mbi traversën e portës. Kristiano Ronaldo, sipas statistikave, kishte rekordin me kërcimin 2.56 metra mbi nivelin e tokës.
Sfidanti.al