Në Itali është e dyta herë që po i bëhet “varri” Juventusit, apo klubit më të madh në vend. Në 2006 shpërtheu “Kalçopoli” dhe sot është “plusvalenci-opoli” ne bordin drejtues që dha dorëheqjen e priten ndëshkime të ashpra nga drejtësia civile dhe sportive në Itali dhe nga UEFA. Kjo ndodh edhe në vendin, për të cilin ne shpesh jemi tallur si “makarona dhe mafia”, por do të bënim mirë që të shikonim veten tonë. Shefki Kuqi, një nga yjet e dikurshëm të Finlandës, deklaroi për herë të dytë në televizionet e Kosovës se i janë kërkuar para në FSHF për t’u bërë pjesë e kombëtares. Ish-sulmuesi foli për 100 apo 200 000 euro. Ne nuk mund të vendosim “dorën në plagë” për çfarë ka ndodhur në kombëtare dhe në FSHF, por gjithsesi dyshimet ka kohë që kanë marrë dhenë, ashtu si edhe për dyshime për rezultatet. Problemi i madh është se organet “kompetente” shqiptare duket se janë gjithmonë me pushime, dhe përpara sesa të bëjnë detyrën ndjekin kampionatin botëror.
Sfidanti.al