Pele thotë që nga spitali se është i fortë dhe optimist

Vërtet që kimioterapinë mund t’ia kenë ndërprerë, por gjithsesi në Sao Paolo burojnë edhe lajme të mira. Vetë legjenda e futbollit, Pele, botoi një mesazh në Instagram (ndoshta me ndihmën e së bijës) duke sqaruar se “jam i fortë, dhe me shpresë pasi mora mjekimin si zakonisht”. Ish-ylli brazilian i futbollit falenderoi personelin e spitalit për kujdesin, po ashtu edhe të gjithë mbështetësit për mesazhet e dërguara, si dhe theksoi se ka shumë besim tek Zoti. “Unë do ta shoh Brazilin në Kupën e Botës, padyshim”, – përfundoi Peleja.

Sfidanti.al