Nuk ka fund hosanaja për magjistarin e Argjentinës që arriti në çerekfinale me ekipin e tij. Fitorja ndaj Australisë nuk ishte e lehtë, ndërsa Lionel Mesi udhëhoqi ekipin drejt fitores 2-1 në Kupën e Botës në Katar. Ja disa nga titujt e gazetarev sportive kryesorë:
“Marka”: “Mesi shkruan “Një mijë e një netët!”
“Deili Meil”: Në stadiumin “Ahmad Bin Ali” ishte trashëgimtari shpirtëror i Pelesë, Mesi!”
“Il Korriere delo Sport”: “Mesi në histori, gol në ndeshjen e 1000-të!”
“L’Ekip” nga Franca citon fjalët e trajnerit të Australisë, Graham Arnold: “Kam pasur privilegjin të luaj kundër Maradonës, dhe të drejtoj ekipin kundër Argjentinës së Mesit!”
“Bildi” gjerman: “Mesi gjen Natën e tij të 1001-të! Magjistari mori notën 1!”
“Ole” nga Buenos Airesi: Përpara Argjentinë! Me besim, zemër dhe Mesin jemi në çerekfinale!
Sfidanti.al