Granit Xhaka nxorri “xixa” edhe këtë herë në përballjen me Serbinë!

Ishte tepër aktiv për vetë natyrën që ka, për energjinë dhe për faktin se ishte sërish kapiten. Granit Xhaka dihet se është tepër i rëndësishëm për Zvicrën, dhe u desh të jepte maksimumin në një përballje të vështirë ndaj Serbisë. Përfundoi siç duhet me fitoren 3-2 të zviceranëve që u kualifikuan, dhe me Xhakën që provoi të shënonte që në fillim me dy gjuajtje, dhe që pati momente acarimi me kundërshtarët. Në një moment, ai bëri gjeste drejt stolit të Serbisë kur kundërshtarët kërkuan penallti për Mitroviçin. Mediat serbe e krahasuan veprimin e Xhakës me atë të Vlahoviçit pas golit, duke i qortuar që të dy, ndërsa trajneri Stojkoviç nuk lejoi lojtarët e tij që të shkonin e të përballeshin me shqiptarin e Kosovës. Në fund të ndeshjes, në minutat shtesë, pati sërish acarim të madh kur Xhaka u përball me lojtarët rivalë dhe mori të verdhë.

Sfidanti.al