Është vetëm 20 vjeç, është një mbrojtës i qendrës, shtatlartë 1.85 metra dhe cilësohet si shpresa e re e futbollit kroat. Joshko Gvardiol, futbollisti i kombëtares së Kroacisë, pëlqehet nga klube të mëdhenj të Europës dhe është një pasardhës i yjeve si Modriç, Perishiç, Brozoviç apo Manxhukiç, edhe pse është në prapavijë. i lindur në Zagreb, Gvardiol u formua tek Dinamo e Zagrebit dhe luajti për ekipin e parë në “Maksimir”, si dhe ka 14 ndeshje e 1 gol për Kroacinë. Lajpcigu e mori për 19 milionë euro, ndërsa sot kartoni i tij vlen 60 milionë. Klubet angleze janë vënë në rresht për futbollistin e ri. Çelsi konsiderohet në “pole position”, por interesim kanë edhe Arsenali e Totenhemi. Gjithsesi, edhe Juventusi do ta donte dhe do të përpiqet që ta marrë, ndërsa Paris SG e konsideron nëse nuk merr dot Milan Shkriniarin e Interit.
Sfidanti.al