FIFA bën më në fund diçka të mirë, Infantino shpëtoi aktivistin nga burgu në Katar!

Emrin e ka Mario Ferri dhe duket si italian, ndërsa profesioni i tij kryesor është luftëtar për të drejtat e njeriut. Ky aktivist ra në sy të gjithë botës kur hyri në fushë në ndeshjen Portugali-Uruguaj në Kupën e Botës, shpëtoi nga ndonjë dënim që mund të kishte marrë në Katar, për shkelje të ligjeve të vendit. Ferri u ndalua nga policia vendase dhe u dërgua në një rajon policor, nga ku do të niste hetimi për të. Ndoshta edhe mund të ishte burgosur, veçse në rajonin e policisë ia behu presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino, i cili diskutoi me autoritetet. Infantino e mbrojti aktivistin duke thënë se ai kishte luftuar për paqen. Ferri kishte një flamur në mbrojtje të të drejtave të homoseksualëve, ndërsa në fanelë kishte dy mesazhe, “Shpëtoni Ukrainën” dhe “Respekt për gratë itaniane”. Vetë ai pohoi se kishte qenë Infantino që e kishte nxjerrë nga rajoni i policisë.

Sfidanti.al