Më në fund një lajm i mirë për Juventusin, ka një portier si Shezni!

Është diçka e madhe kur një gardian arrin të presë 30 për qind të penalltive që i gjuhen përballë. Këtë e ka arritur, deri tani, portieri i Polonisë dhe i Juventusit, Vojcieh Shezni. Me 11-metërshin që ndaloi pas goditjes së Lionel Mesit mbrëmjen e djeshme në duelin ndaj Argjentinës, ai arriti në 26 pritje nga 87 tentativa kundër tij. Kjo do të thotë 29.885 për qind, praktikisht 30 për qind. Vetëm në këtë Kupë të Botës, Shezni ka pritur dy 11-metërsha, të parin gjuajtur nga golshënuesi i Arabisë Saudite Salem Al-Dausari, i cili nuk duhet të turpërohet përderisa polaku ndaloi edhe Mesin. Të paktën, për Juventusin vjen një lajm i mirë në këto ditë të zeza, që ka një portier të klasit botëror.

Sfidanti.al