Lojtarët e Anglisë e kthyen në festë familjare fitoren ndaj Uellsit

Futbolli u harrua dhe gjithçka u duk si ndonjë mbrëmje fundjave ku familjet dalin për qejf dhe ku të rinjtë shfrytëzojnë kohën e lirë për intimitet. Kështu ndodhi në përfundim të ndeshjes Angli-Uells (3-0), me futbollistët e “tre luanëve” që shkuan menjëherë në tribunë ku ndodheshin gratë dhe të dashurat e tyre. Harri Kejn u bashkua me gruan e tij, Kejtin, që e ka pasur shoqe që në fëmijëri, Xhek Grilishi u takua me Sasha Atvudin, Ljuk Shou mori si dhuratë një puthje nga shoqja Anushka Santos, e po kështu të tjerët si Fil Foden, Saka, Rashford, apo portieri Aron Ramsdejl me të fejuarën Georgina Iruin.

Sfidanti.al