Deshamp: Nuk kisha frikë nga “mallkimi i kampionit të botës”!

Franca e tij ia doli duke lënë pas atë që kishte ndodhur në 3 turnetë e fundit të këtij niveli. Trajneri Didie Deshamp është i lumtur dhe i kënaqur që “gjelat” prenë biletën për në turin e dytë të Botërorit me fitoren e vështirë 2-1 ndaj Danimarkës. Kampionët e botës e bënë një ndeshje para fundit, ndërsa në të kaluarën Italia në 2010, Spanja në 2014 dhe Gjermania në 2018 ishin eliminuar që në grup. “Nuk pata frikë nga ky mallkim, – tha tekniku francez, – unë e di se çfarë ekip kemi, nuk jam kurrë i shqetësuar për të”. Në të vërtetë, edhe vetë Franca e provoi këtë gjë pasi doli kampion në 1998 (me Deshampin në mesfushë) dhe u eliminua në 2002.

Sfidanti.al