Mesi: Nuk kam asnjë dëmtim, tani për ne fillon Botëror tjetër!

Autori i dy golave në Katar foli me qetësi pas ndeshjes së fituar ndaj Meksikës. Lionel Mesi tha për tifozët që të mos shqetësohen sepse mediat “ia kishin futur kot” që kishin shkruar e folur për dëmtim të tij. “Nuk kam asgjë, ndërsa është shkruar sikur kam probleme me gjurin”, – ishin fjalët e tij. Më pas, duke analizuar ndeshjen, kapiteni i Argjentinës theksoi se “tani për ne fillon një botëror tjetër”. Ylli 35-vjeçar pohoi se në pjesën e parë nuk kishte qenë e lehtë, por pas pushimit argjentinasit ishin vetvetja. “Ka arsye që nuk kemi qenë mirë, – tha ai, – shumë lojtarë luajnë për herë të parë në një turne të tillë, pastaj është edhe orari. Nuk janë justifikime”.

Sfidanti.al