Akuza e “Markës”: Ronaldo, më i miri i ndeshjes vetëm prej emrit!

E përditshmja e Madridit nuk besohet se është nisur nga fakti që Kristiano prej 4 vitesh nuk është pjesë e Realit. Mendojmë se “Marka” ka bërë një vlerësim objektiv të asaj që ndodhi në fushë në Portugali-Ganë (3-2) dhe ka nxjerrë përfundimin e Ronaldo nuk e meritonte që të shpallej lojtari më i mirë i ndeshjes. “Më i miri ishte Bruno Fernandes, jo Kristiano, – titullon gazeta, – titujt e më të mirëve të ndeshjeve po kthehen në një çështje”. Edhe “La Gazeta delo Sport” vlerësoi me notën më të lartë Karvaljon, jo CR7-ën!

Sfidanti.al