Barcelona më në fund e mund Bajernin në Champions, por e bën për femra!

Në “Kamp Nou” kanë kohë që po mërziten me Ligën e Kampionëve, ndërsa “blaugranët” po bëjnë një jetë që nuk po e fitojnë. Barcelona nuk e merr Championsin që në 2015 me Luis Enriken, ndërsa tmerrin e madh e ka pasur në përballjet me Bajernin, por ja që më në fund e pati një mbrëmje të lumtur. Kjo gjë, veçse, u arrit nga ekipi i femrave. Barça e vajzave fitoi 3-0 në “Kamp Nou” ndaj vajzave bavareze me gola të shënuar nga Gejse, Bomati dhe Klaudia Puna, gjithçka në vetëm 20 minuta, ndërsa në stadium ishin gati 47 000 spektatorë, jo gati 91 000 siç ndodhi me Realin vjet në El Klasiko, por gjithsesi ishin shumë.

Sfidanti.al