Një renditje më vete në Katar është edhe ajo e pagesave për teknikët e skuadrave, ndërsa flitet për 32 sepse aq janë edhe finalistët. Diferencat janë të mëdha, madje deri në 50 herë mes atij që fiton më pak, Xhalel Kadri (Xhelali, me një fjalë) i Tunizisë që fiton vetëm 130 000 euro në edicion, dhe Hansi Flikut të Gjermanisë që është trajneri me pagën më të lartë, 6.5 milionë euro. Në “podium” janë Garet Sauthgejt i Anglisë me 5.8 milionë euro dhe Didie Deshamp i Francës, kampione të botës me 3.8 milionë. Ndër 32 trajnerët, 14 kanë rroga poshtë 1 milionë eurove, ndërsa “milioneri” i parë është tekniku i Japonisë, Haxhime Morijasu, që fiton 1.05 milionë.
Renditja e rrogave
Xhalel Kadri, Tunizi, 130 000 euro
Aliu Sise, Senegal, 310 000
Rigobert Song, Kamerun 340 000
Luis Suarez, Kosta Rika, 350 000
Rob Pejxh, Uells, 380 000
Kris Hauton, Gana, 400 000
Xhon Herdman, Kanada, 480 000
Çeslav Mihnieviç, Poloni, 500 000
Zllatko Daliç, Kroaci, 550 000
Karlos Keiroz, Iran, 650 000
Dragan Stojkoviç, Serbi, 650 000
Gustavo Alfaro, Ekuador, 770 000
Diego Alonso, Uruguaj, 860 000
Vahid Halilhoxhiç, Marok, 920 000
Haxhime Morijasu, Japoni, 1.05 milionë
Herve Renar, Arabia Saudite, 1.1 milionë
Luis Enrike, Spanjë, 1.15 milionë
Kasper Hjulmand, Danimarkë 1.15 milionë
Roberto Martinez, Belgjikë, 1.2 milionë
Greg Berhalter, SHBA, 1.25 milionë
Graham Arnold, Australi, 1.3 milionë
Paulo Bento, Korea e Jugut, 1.3 milionë
Murat Jakin, Zvicër, 1.6 milionë
Fernando Santos, Portugali, 2.25 milionë
Feliks Sançez Bas, Katar, 2.4 milionë
Lionel Skaloni, Argjentinë, 2.6 milionë
Gerardo Tata Martino, Meksikë, 2.9 milionë
Luis Van Gal, Holandë, 2.9 milionë
Tite, Brazil, 3.6 milionë
Didie Deshamp, Francë, 3.8 milionë
Garet Sauthgejt, Angli, 5.8 milionë
Hansi Flik, Gjermani, 6.5 milionë
Sfidanti.al