Sezoni i parë ishte shumë i mirë, si nga ana personale, ashtu edhe për ekipin. Rajo Vajekano mbijetoi në La Ligë kundër të gjitha parashikimeve, dhe këtë edicion po vazhdon të konkurrojë fort me ekipet më të mirë nga Spanja. Ndërkohë, Ivan Balliu, i larguar nga kombëtarja shqiptare për shkak dëmtimi para ndeshjes me Italinë, jep një intervistë për mediat spanjolle ku deklaron se synon Europën me Rajo Vajekanon. Pasi shpreh kënaqësinë për ambientin në ekip dhe në stadium, mbrojtësi kuqezi thekson se ambicit e Rajos janë rritur dhe se kualifikimi në kupat kontinentale nuk duhet të jetë një utopi.
Sfidanti.al