Faleminderit Armeni ! E bekuar sa herë që Kombetarja ka halle…

E bekuar kjo Armenia ! Sa herë që jemi në hall, ekipi që na jep një dorë të “ngrohtë” është Armenia. 6 vite më parë, flirtuam me pagesë me ta dhe katapultuam në Europian. Mbrëmë, kemi fituar me 2 gola një ndeshje miqësore me Armeninë, duke i dhënë fund një seriali dështimesh prej 10 ndeshjesh. E mbylli me “fitore” edhe trajneri Edi Reja, që nuk dorëzohet deri në fund kur thotë :

“ Nuk i dihet nëse do të largohem apo jo..” Në këto 3 vite që qëndroi në stolin e kuqezinjve, mësoi edhe një sekretin e sekreteve : shefat nuk ikin kurrë, por vetëm vijnë! Dhe dy kumbarët e tij , vetë zoti Rama dhe presidenti Duka, dyshja që kuptohet me një të “lëpirë xhakete” ..po japin prova pwr njw qwndrim tw “përjetshëm”. .

Nuk paska qënë thjesht batute, dhe ajo shprehja e profesor Rejës kur e uruan për ditlindje.
-Profesor , urojmë që të jetoni 100 vite ! – e uruan futbollistët dhe zyrtarët tanë. Profesori, duke qeshur, i paska thënë : “ Bashkë do të festojmë shumë ditlindje..” Dhe çfarë ditlindjes me urime pwr “gines”? Mbetet i paharruar , i denjë për muzeun e mekatave, kur kampionët e servilizmit uruan “zotin” e tyre : “ Të na rrojë presidenti edhe më shumë se futbolli..” Dhe na pëleqn apo jo, futbolli ka vdekur nëpërs stadiume, ndërsa presidenti është gjallë nëpër..pudiume!

Sfidanti.al